Ideja e fundit, finalja e Championsit mund të luhet jashtë Europës

  • 21 October 2016 - 12:31
Ideja e fundit, finalja e Championsit mund të luhet jashtë Europës

Presidenti i ri i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, po mendon për të bërë disa eksperimente në Ligën e Kampionëve. 

Në një intervistë ekskluzive me The Associated Press ditën e djeshme, slloveni i sapozgjedhur në krye të UEFA-s ka pranuar se një ofertë joshëse financiare mund ta çojë kudo finalen.

“Mund të jetë një ide për të ardhmen, por duhet të diskutojmë për këtë. Distanca nuk përbën problem. Për shembull, udhëtimi nga Portugalia në Azerbajxhan është thuajse njësoj si të shkosh në Nju Jork. Për tifozët nuk është problem, por të shohim. Është kompeticion evropian, ndaj duhet të mendohemi.

Finalja luhet të shtunën, por po mendojmë edhe për gjysmëfinalet, sepse është e qartë që tregu aziatik është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, duhet koordinim perfekt, sepse në fundjavë luhen edhe kampionatet, që janë shumë të rëndësishëm", u shpreh Ceferin.

(Kosova Sot)