Chelsea kërkon një mbrojtës të panjohur (Foto)

  • 21 October 2016 - 14:19
Chelsea kërkon një mbrojtës të panjohur (Foto)

Chelsea ia ka vënë syrin mbrojtësit të Middlesbrough, Ben Gibson

Antonio Conte, menaxheri i Chelseas, po synon që ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Në mesin e disa yjeve që po kërkon ekipi londinez, është edhe emri i një lojtari jo shumë të njohur.

Fjala është për mbrojtësin e Middlesbrough, Ben Gibson, shkruan tabloidi britanik,Daily Mail.

Sipas Daily Mail, skautët e Chelseas do ta vëzhgojnë 23-vjeçarin në ndeshjen ndaj Arsenalit, e cila luhet të shtunën.

(Kosova Sot)