Reali ia rinovon kontratën një tjetër ylli të skuadrës (Foto)

  • 21 October 2016 - 16:26
Reali ia rinovon kontratën një tjetër ylli të skuadrës (Foto)

Lucas Vazquez do të rinovojë së shpejti kontratën me Real Madridin

Pas Luka Modric e Toni Kroos, Real Madridi do t’ia rinovojë kontratën tani edhe anësorit, Lucas Vazquez.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshme spanjolle, AS. Sipas kësaj të përditshme, marrëveshja tashmë është arritur për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022 dhe se pritet vetëm nënshkrimi nga dyja palët.

Vazquez kishte kontratë me Los Blancos’ deri në vitin 2020, por Kampionët e Evropës duan ta mbajnë sa më gjatë atë në ‘Santiago Bernabeu’, i cili ka qenë shumë frytdhënës për ekipin e Zinedine Zidane gjithmonë kur skuadra ka pasur nevojë.

(Kosova Sot)