Vëmendja në Drenas e Kastriot

  • 22 October 2016 - 08:44
Vëmendja në Drenas e Kastriot

J ava e 10-të e Vala Superligës së Kosovës në futboll, është e qartë se nuk mund ta ndryshojë liderin e tabelës, por që mund të ndryshojë gjithçka. Prishtina do të tentojë të marrë pikë të plota ndaj Trepçës, me shpresë të një "kiksi" të Trepçës'89, në mënyrë që t'i afrohet në pikë,shkruan gazeta Kosova Sot.
 Të njëjti synim e ka edhe Feronikeli, i cili tash për tash, pavarësisht se Ligës i prin Trepça'89, ajo rival më të mëdhenj i sheh prishtinasit sesa mitrovicasit. Kjo edhe është arsyeja që java e 10-të të pritet me kureshtje, pasi mund të sqarojë shumëçka, madje edhe sa i përket garës për mbijetesës, pasi në rast të humbjes së Dritës dhe Trepçës, e që gjasat janë shumë të mëdha, pasi ndeshen me kundërshtarë të fortë, atëherë ekzistenca e tyre në shoqërinë elite shumë sinqerisht do të vihet në dyshim.

Sot tri ndeshje

Skuadra kryeqytetase, Prishtina, sot do të zbresë në fushë me vetëm një qëllim -fitoren. Bardhekaltrit pas disfatës që pësuan në javën e kaluar nga Trepça'89, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në mënyrë që mos të lejojnë shkëputjen e liderit edhe më shumë në tabelë. Pa dyshim, duhet pranuar se Prishtina këtë herë nuk do të ketë edhe shumë punë të vështirë, pasi ndeshet me Trepçën skuadër kjo që në 9 ndeshje të zhvilluara nuk ka asnjë fitore, andaj edhe më të drejtë, Prishtina cilësohet favorite e madhe. Një takim tjetër i rëndë- sishëm është edhe ai për Feronikelin, që ndeshet me Lirinë. Skuadra e Afrim Tovërlanit duket se tashmë e ka kapur formën e vet pas një starti jo shumë të mirë, andaj edhe me të drejtë cilësohet si kandidat i madh për titullin e kampionit. Feronikeli ndeshet me Lirinë, e cila në Drenas udhëton me synime vetëm mos të mposhtet, pra luan edhe për një barazim, çka bën të kuptohet se "Nikli" do të ketë shumë vështirë ta thyejë mbrojtjen prizrenase. Takimi i fundit i ditës së sotme është ai në Skenderaj, ku luan Drenica me Dritën, dy ekipe që objektiv e kanë mbetjen në shoqërinë elite. Dita e nesërme do t'i sjellë gjithashtu tri ndeshje të tjera e që cilësohen si shumë të rëndë- sishme, pasi pikët në këtë fazë janë tejet të vlefshme dhe vështirë të rikuperueshme nëse humben.

(Kosova Sot)