Guardiola e Mourinho në garë për mbrojtësin brazilian (Foto)

  • 22 October 2016 - 10:50
Guardiola e Mourinho në garë për mbrojtësin brazilian (Foto)

Pep Guardiola ia ka vërë syrin mbrojtësit të Monacos, Fabinho. Por, ky i fundit kërkohet edhe nga Jose Mourinho

Pas Manchester Unitedit, edhe Manchester City ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Monacos, Fabinho, raporton The Sun.

Pep Guadriola po synon që ta përforcoj mbrojtjen e skuadrës pas debaklit nga Barcelona, derisa brazilianin e sheh si mbrojtësi ideal për Cityn.

Braziliani ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2021. Vlera e ish anëtarit të Real Madridit sillet rreth 20 milionë euro.

(Kosova Sot)