MotoGP në Australi, Marquez fiton ‘pole position’

  • 22 October 2016 - 14:08
MotoGP në Australi, Marquez fiton ‘pole position’

Marc Marquez edhe pse e arkivoi çështjen e titullit kampion bote në MotoGP, nuk ka ndërmend të lëshojë pe në pjesen e mbetur te sezonit. Piloti 23-vjeçar fitoi pole position në Çmimin e Madh të Australisë, e 65 për të në karrierë duke u dhënë të gjithëve një leksion të mirë.

Në Philip Island, Marquez iu imponua të gjithëve duke e përshkuar pistën me 1 minutë 30 sekonda e 189 të mijtat. Diferencat mes tij dhe pilotëve të tjerë ishin shumë të mëdha gjë që tregon se me Marquez me shumë gjasa mund të fitojë edhe garën.

Surprizën në këto prova kualifikuese e dhanë Cal Crutshloë dhe Pol Espargaro që do të startojnë garën nga vija e parë. 

Piloti britanik u rendit në vendin e dytë me 792 të mijtat më shumë se kampioni i botës, ndërsa spanjolli Espargaro u pozicionua në vendin e tretë.

Amerikani Nicky Hayden u rikthye përkohësisht në MotoGP teksa zëvendësoi Pedrosën e dëmtuar. Ish-kampioni i botës, u rendit në vendin e shtatë në kualifikueset e Philip Island me kohën 1 minutë 32 sekonda e 944 të mijtat.

Skuadra që zhgënjeu më shumë ishte pikërisht Yamaha. Jorge Lorenzo nuk shkoi më shumë se vendi i 12, ndërkohë që akoma më keq shkuan gjërat për Valentino Rossin që u rendit i 15. 

(Kosova Sot)