Suarez: Nëse nuk i duhem Barcelonës do të transferohem te ky klub

  • 22 October 2016 - 15:59
Suarez: Nëse nuk i duhem Barcelonës do të transferohem te ky klub

Luis Suarez nuk e ka përjashtuar mundësin e rikthimit te skuadra e Ajaxit, aty ku bëri emër si futbollist

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez nuk e ka përjashtuar mundësin e rikthimit te skuadra e Ajaxit, nëse një ditë nuk do t’i kryen punë Barcelonës.

Ish anëtari i Liverpoolit synon të pensionohet në Camp Npu, por nëse nuk ecin gjërat sipas planit mund të rikthehet në Holandë.

"Të gjitha ëndrrat e mia u bën realitet në Barcelonë dhe unë shpresoj që të qëndroj këtu për pjesën e mbetur të karrierës time", tha 29-vjeçari për De Telegraaf.

"Sigurisht, unë do të doja të rikthehesha në Ajax një ditë. Edhe në qoftë se ajo do të jetë vetëm për një falënderim. Ajax është klubi që më bëri të famshëm në Evropë.", ka theksuar ai

(Kosova Sot)