Prishtina u rikthehet fitoreve, fiton edhe Feronikeli (Foto)

  • 22 October 2016 - 16:12
Prishtina u rikthehet fitoreve, fiton edhe Feronikeli (Foto)

Prishtina ka marrë tri pikë në xhiron ë dhjetë të Vala Superligës së Kosovës, duke mposhtur 2:1 Trepçën

Pas barazimit me Drenicën dhe humbjes prej 2:0 nga Trepça ’89, Prishtina u është rikthyer fitoreve në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga kryeqyteti e ka mposhtur 2:1 Trepçën në xhiron ë dhjetë të Superligës.

Golat për Prishtinën i realizuan Armend Dallku dhe Liridon Kukaj, ndërsa për Trepçën realizoi Ardian Muja.

Në xhiron e dhjetë fitore ka arritur edhe kampioni i Kosovës Feronikeli, duke e mposhtur 1:0 Lirinë, për të mbetur dy pikë prapa Prishtinës që sot fitoi ndaj Trepçës me rezultat 2:1.

Klubi nga Drenasi siguroi fitoren në minutën e 75-të kur realizoi Bujar Shabani. Me këtë fitore Feronikeli tani ka 21 pikë.

Nesër do të zhvillohet edhe tri xhiro tjera:

(Kosova Sot)