Insigne dëshiron të transferohet në Premierligë

  • 22 October 2016 - 16:17
Insigne dëshiron të transferohet në Premierligë

Lorenzo Insigne dëshiron të largohet nga Napoli

Reprezentuesi i Italisë, Lorenzo Insigne, nuk është i lumtur te Napoli dhe dëshiron që të largohet nga Serie A.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, Insigne dëshiron të shijojë edhe Premierligën.

Madje mediat në Itali shkruajnë se 25 vjeçari ka kërkuar nga agjenti i tij që t’i hapë bisedimet me Liverpoolin, pasi trajneri i ‘Të Kuqve’, Jurgen Klopp, admiron italianin. 

(Kosova Sot)