Milani mposhti Juventusin në Serie A pas katër vjetëve (Video)

  • 22 October 2016 - 22:52
Milani mposhti Juventusin në Serie A pas katër vjetëve (Video)

Milani ka mposhtur Juventusin në Serie A pas katër vjetëve

Milani i Vincenzo Montella ka ndalur hovin e kampionit. Në xhiron e nëntë në Serie A, shtatë herë kampionët e Evropës mposhtën ‘Zonjën e Vjetër’ me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi talenti i ri, Manuel Locatelli, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 65’të.

Dyja skuadra dhuruan spektakël në ndeshjen që u zhvillua në ‘San Siro’, ku Juventusit iu anulua një gol. Pjanic shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 36’të të ndeshjes, por goli u anulua – për shkak të pozicionit jashtë loje pasi pretendohej për një pozicion jashtë loje të Leonardo Bonuccit.

Kështu, Milani mposhti Juven në Serie A pas katër vjetëve. Për herë të fundit e kishte mposhtur Juven me 25 nëntor në vitin 2012, ku kishte fituar me po të njëjtin rezultat 1:0.

Pas kësaj fitoreje, Milani rrëmben pozitën e dytë në renditje dhe i është afruar në vetëm dy pikë kampionëve. ‘Kuq e Zinjtë’ tani kanë 19 pikë, derisa ‘Zonja e Vjetër’ 21. 

(Kosova Sot)