Trepça ’89 fiton derbin me Besën, rritë epërsinë ndaj Prishtinës

  • 23 October 2016 - 15:56
Trepça ’89 fiton derbin me Besën, rritë epërsinë ndaj Prishtinës

Trepça ’89 ka shënuar fitore kundër Besës me rezultat të ngushtë 2:1

Lideri i Superligës së Kosovës, Trepça ’89 ka fituar derbin e kësaj xhiroje kundër Besës së Pejës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 2:1.

Të parët në epërsi kanë kaluar vendësit me golin e John, ndërsa besa ka barazuar rezultatin në 1:1 me anë të Shkëlqim Pacollit.

Në pjesën e dytë vendësit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 69’të shënuan golin e dytë me anë të Florent Hasanit, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje, Trepça ’89 mbetet në vendin e parë me 27 pikë, katër më shumë se sa Prishtina në vendin e parë, ndërsa Besa mbetet në vendin e pestë me 16 pikë. 

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Ferizaj – Llapi 0:0

Gjilani – Hajvalia 1:0

(Kosova Sot)