Katastrofë për Manchester Unitedin

  • 23 October 2016 - 23:42
Katastrofë për Manchester Unitedin

Eric Bailly ka lënduar ligamentet e gjurit

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, ka lënduar ligamentet e gjurit dhe mund të jetë për një kohë jashtë fushave. Lajmin e ka konfirmuar trajneri portugez, Jose Mourinho.

“Frikësohem se është një lëndim shumë i keq. Ai lëndoi ligamentet e gjurit, kjo është diçka e keqe”, tha Mourinho.

Gjatë ditës së hëne Bailly do t’i bëjë testet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Ai u lëndua në humbjen prej 4:0 nga Chelsea, i cili u detyrua të largohej nga loja në minutën e 52’të.

(Kosova Sot)