Bale për Ronaldon: Nuk shënoi, por jam i sigurt se është i lumtur për këtë arritje (Foto)

  • 24 October 2016 - 12:15
Bale për Ronaldon: Nuk shënoi, por jam i sigurt se është i lumtur për këtë arritje (Foto)

Gareth Bale mendon se Cristiano Ronaldo është i lumtur për ekipin edhe përkundër se nuk shënoi gol ndaj Bilbaos

Ylli i "Los Blancos" është duke kaluar sezonin më të dobët në karrierë me fanellën e Real Madridit. Ai ka shënuar deri më tani vetëm dy gola, derisa humbi disa raste të mira shënimi kundër Athletic Bilbaos.

Anësori i skuadrës, Gareth Bale, mendon se edhe përkundër se Ronaldo nuk shënoi gol, ai është i lumtur që Reali është lider në La Liga.

“Më e rëndësishmja është se ekipi fitoi, nuk ka rëndësi kush shënon gola. Ronaldo punon shumë që të shënojë gola, por më e rëndësishme është ekipi dhe jam i sigurt se ai është i lumtur që gjendemi në krye të tabelës”, ka deklaruar Bale.

(Kosova Sot)