Barcelona apo Juventus? Silva zbulon të ardhmen

  • 24 October 2016 - 13:40
Barcelona apo Juventus? Silva zbulon të ardhmen

Thiago Silva dëshiron të qëndrojë te PSG’ja

Kapiteni i Paris Saint Germainit, Thiago Silva, ka bërë të ditur se është i lumtur te kampionët e Francës, por thotë se duhet të bisedojë fillimisht me Presidentin Nasser Al-Khelaifi.

“Nuk është në dorën time që të vendosi, duhet të bisedojmë”, tha fillimisht Silva.

“Sezonin e kaluar nisëm bisedimet, por në fund u ndërprenë, nuk e di pse. Jam i lumtur këtu dhe dua të zgjasë kontratën me PSG’në. Duhet të bisedojmë me presidentin për të parë se çfarë do të bëjmë në të ardhmen”, shtoi Silva.

(Kosova Sot)