Juventusi dëshiron kapitenin e Realit (Foto)

  • 24 October 2016 - 15:25
Juventusi dëshiron kapitenin e Realit (Foto)

Mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva, dëshiron që të rinovojë kontratën me kampionët e Francës dhe për këtë ‘Zonja e Vjetër’ është duke kërkuar për një tjetër opsion

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është një ndër kandidatët kryesorë që të transferohet gjatë verës te Juventusi, shkruan “Tuttosport”.

Thiago Silva është zgjidhja e parë për ‘Zonjën e Vjetër’, por braziliani gjatë ditës së sotme tha se është i lumtur në PSG, dhe se dëshiron që të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.

Kështu që, Juve e shikon Pepen si alternativën me të mirë të brazilianit, që thuhet se edhe Milani është i interesuar për portugezin.

(Kosova Sot)