Shkëlzen Gashi, lojtari i vitit në Colorado Rapids

  • 24 October 2016 - 17:24
Shkëlzen Gashi, lojtari i vitit në Colorado Rapids

Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi është zgjedhur futbollisti i vitit në klubin e tij Colorado Rapids në MLS, nga tifozët.

Në sezonin e parë të Gashit në kampionatin amerikan, futbollisti shënoi nëntë gola në 26 paraqitje duke ndihmuar ekipin e tij të siguronte çerekfinalen e “Play-Offit”.

“Çfarë sezoni i mrekullueshëm në Major League Soccer (MLS). Ne, si skuadër, arritëm rekord pas rekordi dhe tani ky çmim special nga fansat për mua:

Lojtari i vitit!

Faleminderit shumë! Është nder i madh”, ka shkruar Gashi në Facebook.

(Kosova Sot)