Josa dhe Gjonbalaj te Shkëndija?! (Foto)

  • 24 October 2016 - 18:23
Josa dhe Gjonbalaj te Shkëndija?! (Foto)

Si duket humbja e sotme nga Vardari do të jetë fatale për trajnerin e Shkëndijës së Tetovës, Bruno Akrapovic.

Kështu ka paralajmëruar së paku Makedonski Sport, që ka bërë të ditur se ish-trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, pritet të marrë drejtimin e ekipit të Tetovës, që po synon titullin kampion.

Për më tepër, edhe ish-futbollisti i disa ekipeve kosovare Malësor Gjonbalaj, pritet të jetë prurje e re te Shkëndija, në postin e drejtorit sportiv.

Shkëndija është mposhtur sot nga rivali direkt për titull, Vardari, 0-2 si vendas në Tetovë dhe ka humbur rastin që të marr kreun e klasifikimit në elitën e IRJ Maqedonisë.

mireli

(Kosova Sot)