Shqiptari Fabian Duro mahnit lojtarët e Bayernit (Video)

  • 24 October 2016 - 20:36
Shqiptari Fabian Duro mahnit lojtarët e Bayernit (Video)

Ata janë yje të futbollit botëror, por një shqiptar i ka bërë të heshtin para një seance stërvitore.

Lojtarët e Bayern Munichut kanë mbetur të mahnitur nga aftësitë me topin të shqiptarit Fabian Duro.

I ftuar nga zëvendëstrajneri i Bajernit, Pol Klement, Fabian Duro ditën e sotme shfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në zhonglimin e topin, duke marrë në fund edhe duartrokitjet e të gjithë lojtarëve së bashku me stafin drejtues të kampionëve të Gjermanisë.   

28-vjeçari e ka cilësuar ditën e sotme si më të bukurën e jetës së tij. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë të ditur aventurën e tij.

“Sot kam bërë shfaqje për ekipin e Bayernit para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës time padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bayernit dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën, mora dhe disa dhurata, kam shumë video dhe foto që do postohen në të ardhmen”, shkruan shqiptari nga Kruja.

Duro u pikas pak ditë më parë nga zëvendëstrajneri i Bayernit, teksa ishte duke performuar në rrugët e Mynichut. 

(Kosova Sot)