Chelsea kërkon mesfushorin kroat

  • 24 October 2016 - 21:37
Chelsea kërkon mesfushorin kroat

Chelsea është në garë për mesfushorin Milan Badelj

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte është duke u interesuar për mesfushorin kroat të Fiorentinas, Milan Badelj.

Kroati ka qenë që një kohë të gjatë në radarin e Contes, ndërsa tashmë e dëshiron atë gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm, shkruan La Nazione.

Chelsea nuk do të ketë punë të vështirë, pasi për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera italian, AC Milan dhe Roma.

(Kosova Soit)