Zidane flet për krizën e Ronaldos

  • 25 October 2016 - 16:19
Zidane flet për krizën e Ronaldos

Zindine Zidane, trajneri i Real Madridit, beson se Cristiano Ronaldo së shpejti do t’i rikthehet golave

Cristiano Ronaldo nuk po e gjen golin në ndeshjet e fundit. Madje, portugezi është fërshëllyer nga tifozët në Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos. Por, Zinedine Zidane beson se Ronaldo së shpejti do t’i rikthehet golave

”Golat e Ronaldos? Preferoj që të shënoj gjithmonë dy apo tre gola për ndeshje por nuk jam i shqetësuar nëse diçka e tillë nuk ndodhë, tani nuk po i shfrytëzon rastet që i jepen, por do e shohim, ai do të shënojë së shpejti dhe me qetësi”, ka deklaruar Zidane.

”Vërshëllimat ndaj Cristianos: Nuk i kuptoj, por në të njëjtën kohë po ju them se edhe mua më kanë verdhulluar, kjo mund të ndodhë. Publiku në Bernabeu kërkon shumë nga lojtarët, Bernabeu është special. Cristiano e di këtë dhe nuk shqetësohet. E rëndësishme është të vazhdohet me objektivat tanë”, ka theksuar ai. 

(Kosova Sot)