Trajneri kosovar në moshë 43-vjeçare rikthehet si lojtar për t’i ndihmuar klubit të tij (Foto)

  • 25 October 2016 - 16:37
Trajneri kosovar në moshë 43-vjeçare rikthehet si lojtar për t’i ndihmuar klubit të tij (Foto)

Emin Bajrami ka bërë një postim sensacional në Facebook, ai lajmëron se do të rikthehet përsëri në fushën e gjelbër për ti ndihmuar skuadrës së tij, Hajvalia e cila është zhytur thellë në krizë të rezultateve.

“Duke e par klubin e Kf Hajvalia ne Krizë te fell te Rezultateve te dobëta ,un Emin Bajrami ne moshën 43 vjeçare kam marr një vendim te rëndësishëm. Duke mos pasur tjetër mundësi per ti ndihmuar klubit nga sod do ti kthehem fushës se gjelbert dhe do te mundohem qe ne maximum ta nxjerr nga kriza e rezultatateve dhe dot mundohem te jem shpëtimtari i KF Hajvalisë . me Respekt E.B”, shkruan Bajrami në profilin e tij në Facebook.

Bajrami për momentin është trajner i klubit të Hajvalisë femrat.

(Kosova Sot)