Buffon mungon me Sampdorian, por kthehen tre lojtarë të rëndësishëm

  • 25 October 2016 - 20:07
Buffon mungon me Sampdorian, por kthehen tre lojtarë të rëndësishëm

Gigi Buffon dhe Paulo Dybala janë dy mungesat e mëdha të Juventusit, ndërsa kthehen Giorgio Chiellini, Daniele Rugani dhe Kwadwo Asamoah.

Buffon do të marr dy ditë pushim, ndërsa në portë do të jetë Norberto Neto.

Dybala dhe Marko Pjaca do të jenë jashtë për shumë kohë, ndërsa gati për Sampordian janë Asamoah, Chiellini, Rugani dhe Claudio Marchisio.

Vazhdon të tubohet i riu Moise Kean i cili mund të ketë edhe minuta në këtë ndeshje.

Skuadra e Juventusit: Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Hernanes, Alex Sandro, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Bonucci, Asamoah, Dani Alves, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Audero, Evra, Kean, Loria.

(Kosova Sot)