Cana zyrtarisht trajner

  • 25 October 2016 - 20:37
Cana zyrtarisht trajner

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka marrë diplomën e “UEFA B” pasi kreu me sukses kursin e organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në këtë kurs, i 22-ti, morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator.

Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin.

Gjithashtu FSHF-ja bën të ditur se do të organizohet edhe kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv.

Ky kurs do të zhvillohet në javën e parë të çdo muaji për pesë muajt e ardhshëm.

(Kosova Sot)