Abrashi gëzon Kombëtaren

  • 25 October 2016 - 20:52
Abrashi gëzon Kombëtaren

Lajme të mira nga Gjermania për Amir Abrashin. Skaneri i kryer në kokë, konfirmoi gjendjen e mirë shëndetësore të mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Abrashi u lëndua në stërvitje, pasi u përplas në shtyllën e njërës portë me kokë dhe stafi mjekësor i Freiburg mori masa, duke e lënë pushim dhe lojtari iu nënshtrua kontrolleve të specializuara për të kuptuar nëse ai episod i kishte shkaktuar ndonjë traumë të mundshme, shkruan Supersport.

Klubi i Freiburg njoftoi se “skaneri nuk evidentoi asnjë dëmtim në kokën emesfushorit”. Zyrtarët e skuadrës së Bundesligës bën gjithashtu të ditur se “së shpejti mesfushori shqiptar do të kthehet në stërvitje, megjithatë ende nuk është përcaktuar një datë e saktë”.

Diagnoza se gjakovarit gëzon shëndet të plot është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, me mesfushorin që pritet të vihet në dispozicion të skuadrës, për sfidën e 12 Nëntorit kundër Izraelit në stadiumin “Loro Boriçi”. 

(Kosova Sot)