E jashtëzakonshme: Projekti i japonezëve për renovimin stadiumit të Barcelonës (Video)

  • 26 October 2016 - 13:36
E jashtëzakonshme: Projekti i japonezëve për renovimin stadiumit të Barcelonës (Video)

Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se në maj të vitit të ardhshëm do të fillojë rinovimi i stadiumit të tyre “Camp Nou”. Kostoja e ndërtimit do të jetë 600 milionë euro dhe do të zgjasë katër vjet.

Gjëja më e mahnitshme e këtij projekti të klubit katalonas është fakti se, kompania japoneze që e ka fituar tenderin për “Camp Nou”, ka garantuar se stadiumi nuk do t’a pengoj zhvillimin e ndeshjeve.

Gjatë zhvillimit të sezonit do të kryhen punime rreth stadiumit, ndërsa gjatë pushimit veror do të vazhdojnë punimet në terren, ku do të bëhet rritja e kapacitetit dhe ndërtimi i çatisë.

Kapaciteti aktual i stadiumit të Barcelonës është 98.800 vende, ku është stadiumi më i madh në Evropë, dhe simbol i futbollit botëror.

Pas përfundimit të rikonstruksionit do të ketë 105,000 vende, do të ketë një çati, ndërsa nga jashtë do të përmbajë hapësira të reja.

(Kosova Sot)