Barcelona blen lojtar në Stoke City (Foto)

  • 26 October 2016 - 15:19
Barcelona blen lojtar në Stoke City (Foto)

Barcelona ia ka bërë syrin mbrojtësit të djathtë të Stoke Cityt, Glen Johnson

Gjatë afatit kalimtar të janarit nga Barcelona do të largohet mbrojtësi Aleix Vidal pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Enqirues.

Në vend të ish anëtarit të Sevillas, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë që ta transferojnë mbrojtësit të djathtë të Stoke Cityt, Glen Johnson, raporton Mundo Deportivo.

Kampioni i Spanjës dëshiron ta transferoj ish anëtarin e Liverpoolit dhe Chelsea për shkak se kushton lirë.

(Kosova Sot)