Allegri kërkon mesfushorin e PSG’së

  • 26 October 2016 - 17:24
Allegri kërkon mesfushorin e PSG’së

Juventus është duke u interesuar për argjentinasin, Javier Pastore

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është në kërkim të një mesfushori tjetër, pasi mendon se skuadra e tij ende nuk është e kompletuar.

Ai po interesohet për argjentinasin e PSG’së, Javier Pastore, i cili po kalon momente jo të mira nën drejtimin e Unai Emery, shkruan Calciomercato.

Pastore në të kaluarën kishte luajtur në Serie A, sa ishte pjesë e Palermos. 

(Kosova Sot)