Dybala do të mungojë më shumë që ishte pritur

  • 26 October 2016 - 20:53
Dybala do të mungojë më shumë që ishte pritur

Paulo Dybala është zëvendësuar në skuadrën e Argjentinës, pasi sulmuesi i Juventusit do të mungojë më shumë se që ishte pritur.

‘La Joya’ u lëndua në derbin ndaj Milanit dhe ishte pritur që të mungonte më së shumti dy javë.

Mirëpo, përzgjedhësi i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka vendosur ta ftojë Ezequiel Lavezzin në vend të tij.

Argjentina luan kundër Kolumbisë dhe Brazilit më 11 dhe 15 nëntor, ndeshje në të cilat do të mungojë Dybala.

Kjo nënkupton se Juve nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin për një kohë më të gjatë. Prandaj në ndeshjen kundër Sampdorias, Massimiliano Allegri e ka angazhuar në sulm dyshen Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain. 

(Kosova Sot)