Mourinho rrezikon të dënohet

  • 27 October 2016 - 12:12
Mourinho rrezikon të dënohet

Federata e Futbollit e Anglisë akuzon Jose Mourinhon për sjellje të këqija.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinjo është akuzuar për sjellje të këqija pasi kritikoi gjyqtarin Anthony Taylor, para ndeshjes me Liverpoolin.

Në konferencën për media para ndeshjes, Mourinho kishte thënë se gjyqtari Taylor do ta kishte të vështirë që të kryej punën  mirë, ndërsa pas ndeshjes ai e lavdëroi gjyqtarin.

Komentet e fundit nuk i kanë ndihmuar portugezit që të shpëtojë nga akuzat e Federatës së Futbollit të Anglisë.

“Jose Mourinho është akuzuar për sjellje të këqija për shkak të komenteve që ka bërë ai ndaj gjyqtarit të ndeshjes, para lojës Liverpool v Manchester Unitedit”, thuhet në komunikatën e FA-së, shkruan Daily Mail.

“Me këto komente ai ka thyer rregullin E3 (1). Mourinho ka kohë që deri të hënën, 31 tetor 2016, t’i përgjigjet akuzave”, vazhdon njoftimi. Ish trajneri i Chelseas, Portos, Real Madridi rrezikon të dënohet. 

(Kosova Sot)