Ibrën e lëshojnë nervat, gjeste të turpshme kundrejt lojtarëve të Cityt

  • 27 October 2016 - 12:57
Ibrën e lëshojnë nervat, gjeste të turpshme kundrejt lojtarëve të Cityt

Zlatan Ibrahimovic për disa qaste në ndeshjen kundër Manchester Cityt nuk ishte vetja.

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur 45 minutat më të këqija të gjithë karrierës së tij, në fitoren e Manchester Unitedit (1-0) ndaj rivalëve të Manchester City, sipas Jamie Carragher.

Sulmuesi suedez ishte i ngadaltë, në një performancë të dobët në gjysmën e parë të ndeshjes.

Në një moment, suedezi ka pasur përplasje me mbrojtësin Otamendi, ku mund të ishte ndëshkuar me karton të kuq, sepse ka bërë një veprim të shëmtuar ndaj kolegut argjentinas, sikurse shihet edhe në foto.

“Unë nuk mendoj se Zlatan Ibrahimovic ka pasur ndonjë 45 minutësh më të keq se ky në karrierën e tij”, tha Jamie Carragher për “Sky Sports”.

“Jose Mourinho ka qenë i shqetësuar për formën e tij të kohëve të fundit. Mos harroni se po flasim për një futbollist që sezonin e kaluar shënoi 50 gola.”

Megjithatë, Ibrahimovic i ka heshtur kritikët e tij në pjesën e dytë, kur asistoi golin e fitores, së shënuar nga Juan Mata.

(Kosova Sot)