Shqipëri – Izrael, Federata ka gati “planin B” për stadiumin

  • 27 October 2016 - 17:00
Shqipëri – Izrael, Federata ka gati “planin B” për stadiumin

Shqipëria luan më 12 nëntor ndaj Izraelit, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve është folur për probleme të fushës në stadiumin “Loro Boriçi”.

Së fundmi “Top Channel” raporton se federata po mendon ta ketë gati edhe stadiumin “Elbasan Arena”, nga frika se mos në Shkodër nuk do mund të luhet.

Kompania greke, e cila e ka montuar dhe ka sjellë tapetin e këtij stadiumi, ka deklaruar se gjithçka do të jetë gati për ndeshjen e 12 nëntorit, situata nuk paraqitet shumë e sigurt.

Inspektimi i fundit nga specialistët e huaj dhe të FSHF, ka ngjallur pasiguri, për këtë arsye gjithçka po bëhet gati për në “Elbasan Arena” paralelisht. Stadiumi në të cilin zhvillon ndeshjet e këtij sezoni Partizani, po mbahet nën vëzhgim për të qenë gati për zhvillimin edhe të ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Federata Shqiptare e Futbollit ka anuluar të gjitha ndeshjet që do të luheshin aty përveç Partizanit dhe Skënderbeut që është parashikuar të luhet këtë fundjavë.

 

(Kosova Sot)