Ronaldo me fjalë të mëdha për Zidanin

  • 27 October 2016 - 18:39
Ronaldo me fjalë të mëdha për Zidanin

Cristiano Ronaldo ka thënë se Zinedina Zidane qëndron prapa sezonit të mrekullueshëm që kaloi me ‘Los Blancos’ e Portugalinë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka luajtur një rrol të rëndësishëm që ai të kalojë një ndër sezonet më të mira në karrierë, 2015/16.

Zidane zëvendësoi të shkarkuarin Rafael Benitez dhe mori skuadrën gjatë janarit ku i drejtoi ata drejt triumfit të 11 në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo e përfundoi sezonin me 51 gola – duke përfshirë këtu edhe 16 në Ligën e Kampionëve, derisa triumfoi edhe në Euro 2016 me Portugalinë.

Portugezi është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë dhe pas këtij sezoni të suksesshëm ai thotë se qëndron Zinedine Zidane.

“Zidane ishte një shembull perfekt sezonin e kaluar. Filluam keq edicionin, por erdhi ai dhe ishte si një katalizator për një ndër sezonet më të mija në karrierë”, tha Ronaldo.

“Në La Liga patëm një ecuri pozitive, fituam Ligën e Kampionëve, derisa unë më pas fitova edhe Kampionatin Evropianë me Portugalinë. Ishte një sezon i mirë për mua dhe Real Madridin, këtë mund ta arrish vetëm duke pasur një trajner të mirë, një që të inspiron”, shtoi portugezi.

(Kosova Sot)