Ferguson: Kujdes nga Leicesteri në Champions

  • 27 October 2016 - 19:20
Ferguson: Kujdes nga Leicesteri në Champions

“Leicester City do të shkojë larg në Ligën e Kampionëve”, kështu mendon Sir Alex Ferguson

Trajneri legjendar i Manchester Untiedit, Sir Alex Ferguson, beson se Leicester City mund të bëjë një sezon të mrekullueshëm edhe në Ligën e Kampionëve, pas suksesit historik në Ligën e Kampionëve.

“Politika e transferimeve nga ana e tyre ishte fantastike. Ata transferuan lojtarë të etur për sukses. Ata janë një shembull i mirë për gjitha klubet tjera”, tha Ferguson.

“Do të jetë shumë e vështirë për ta në Premierligë, por jo edhe në Champions. Mendoj se ata do të shkojnë shumë larg, megjithëse duhet se nuk mund ta fitojnë atë”, shtoi ai.

Leicester City gjendet në Grupin G në Ligën e Kampionëve dhe prin me nëntë pikë në tre ndeshje. 

(Kosova Sot)