Barcelona dëshiron Glen Johnsonin, alternativë Srna

  • 27 October 2016 - 19:32
Barcelona dëshiron Glen Johnsonin, alternativë Srna

Pas fjalëve se Barcelona ka shfaqur interesim për Glen Johnsonin, tashmë vijnë edhe konfirmimet nga Spanja.

Sipas Mundo Deportivo interesimi i Barcës është serioz për mbrojtësin anglez të Stoke Cityt.

32-vjeçari shikohet si lojtar ideal për të mbushur zbrazëtitë në krahët e mbrojtjes në rast të ndonjë lëndimi, por edhe provoja e tij shikohet shumë e nevojshme.

Në listën e transferimeve të klubit katalunas është edhe  Darijo Srna i Shakhtar Donetskit.

Çmimi i ish-lojtarit të Liverpoolit sillet rreth 6 milionë euro.