Qesharak në Evropë

  • 28 October 2016 - 08:37
Qesharak në Evropë

Klubet kosovare rrezikojnë prapë të mbesin jashtë Evropës.

Kriza financiare që i ka përcjellë klubet tona që nga paslufta e këndej është menduar se do të përfundojë menjëherë pas pranimit në arenën ndërkombëtare,shkruan gazeta Kosova Sot.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi, pasi skuadrat elitare të futbollit kosovar vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha dhe duket se e vetmja shpresë dhe motiv që iu ka mbetur për t'i vazhduar garat është dalja në arenën ndërkombëtare atje ku shpërblimet janë të mëdha dhe me ato para shpresojnë të mbijetojnë vitin. Mirëpo, kjo sipas njohëseve të futbollit nuk është zgjidhje, pasi klubet duhet të gjejnë mënyrë për të siguruar financim dhe pavarësisht nëse dalin apo jo në arenën ndërkombëtare, duhet ta kenë të sigurt anën financiare. Gjithsesi, duhet pranuar që klubet kosovare deri tash janë udhëhequr në mënyrë joprofesionale dhe kjo ka bërë që zhvillimi i futbollit në vendin tonë të ketë ngecje. Kjo dëshmohet edhe me faktin kur dy skuadrat tona Feronikeli e Prishtina, të cilat e siguruan biletën për të dalë në arenën ndërkombëtare ishin të papërgatitura për Evropë, pasi u refuzuan të licencohen nga UEFA, për shkak të mosplotësimit të kritereve që kërkon kjo organizatë.

Shpërblimet e UEFA-s

nga UEFA, për Feronikelin e Prishtinën, po u marrin lakmi shumë klube tjera kosovare, të cilat me ato para do ta largonin një barrë të madhe nga shpina dhe do t'ia dilnin shumë mirë të mbijetonin këtë viti. Gjithsesi shuma prej 435 mijë euro, (220 mijë për Feronikelin dhe 215 mijë për Prishtinën), janë një shumë bukur e konsiderueshme për rrethanat tona, pasi japin një ndihmesë të mirë për organizim. Ishfutbollisti i njohur, Arsim Plepolli, beson shumë se si "Nikli" ashtu edhe Prishtina këto para do t'i shfrytëzojnë për organizim edhe më të mirë, në mënyrë që t'i plotësojnë kriteret e UEFA-s, dhe mos të vjen puna që në fund përsëri te refuzohen për t'u licencuar. Të kujtojmë se si Feronikeli ashtu edhe Prishtina, edhe pse fituan të drejtën për të garuan në Ligën e Kampionëve përkatësisht Ligën e Evropës, nuk morën pjesë për shkak të licencimit, duke humbur kështu një mundësi jashtëzakonisht të mirë për të fituar edhe më shumë financiar-isht. "Sigurisht që shpërblimet e tilla çfarë ishin këto të fundit nga UEFA, janë të mirëseardhur për klubet tona. Është një shumë bukur e mirë për kushtet tona dhe nëse shfrytëzohen si duhet kryen shumë punë", ka thënë Plepolli

Nuk mbijetohet me shpresë vetëm te UEFA

Klubet kosovare ,përveçqë e kanë të qartë se me UEFA-n nuk ka shaka, ato tashmë e dinë mirë se edhe shpërblimet nga ky institucion janë bukur të mëdha, kështu që ato duhet të organizohen mirë se dhe të luftojnë për të ardhur te këto shpërblime. Por, paraprakisht duhet të gjejnë mënyra për t'u stabilizuar mirë financiarisht, pasi që nuk mbahet klubi vetëm duke shpresuar te shpërblimet e UEFAs."Klubet tona duhet qysh tash të mendojnë për licencim në mënyrë që të jenë të gatshme për garat evropiane. UEFA e FIFA, dinë të japin shumë por asgjë nuk falin. Po nuk i plotë- suam kushtet prapë na pret "kënga e njëjtë", pasi ato me lutje e me gjynah nuk binden", ka thënë Plepolli, sipas të cilit për të prekur Evropën, duhet shumë punë e mundë."Ne duhet të mësojmë nga njerëzit që më herët kanë dalë në Evropë. Nuk është marre të kërkohet ndihmë nga ta, të cilët e kanë përjetuar këtë dhe e dinë shumë mirë çfarë kërkohet për të marrë pjesë në garat evropiane. Me një fjalë, klubet duhet t'i hapin sytë mirë dhe t'i plotësojnë kriteret, të cilat i kërkon UEFA. Ndryshe klubet evropiane do të na cilësojnë si amatorë të mëdhenj dhe do të dalim qesharak përballë tyre", ka përfunduar Arsim Plepolli.

(Kosova Sot)