Zidane: Ky lojtar e meriton Topin e Artë (Foto)

  • 28 October 2016 - 14:42
Zidane: Ky lojtar e meriton Topin e Artë (Foto)

Zinedine Zidane e ka mbështetur Cristiano Ronaldon në garë për Topin e Artë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mendon se Cristiano Ronaldio e meriton Topin e Artë për shkak të arriturave që ka pasur në sezonin 2016.

Ai ka fituar Ligën e Kampioneve me Los Blancois, derisa ka triumfuar edhe në Euro 2016 me Portugalinë.

"Ai është unik, dhe ato që ai ka arritur janë unik. Nëse ju shikoni se çfarë ka bërë gjatë vitit, mund ta kuptoni se të arriturat e Ronaldos janë mbresëlënëse", ka shtuar ai.

"Çfarë ai ka arritur në vitin 2016, jo vetëm në baza individuale, ka qenë i mrekullueshëm. Ai e meriton të fitojë Topin e Artë, në mënyrë të qartë”, ka deklaruar Zidane, i cili beson se Ronaldo shumë shpejtë do t’i rikthehet golave.

(Kosova Sot)