Zidane flet për yjet e lënduar të Realit

  • 28 October 2016 - 15:42
Zidane flet për yjet e lënduar të Realit

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ende nuk e di se kur do të jenë të gatshëm për lojë Ramos, Casemiro dhe Modric

Sergio Ramos, Casemiro dhe Luka Modric tashmë kanë filluar stërvitjet pas lëndimeve që kishin pësuar. Por, Zinedine Zidane ende nuk e di se kur do të jenë të gatshëm për lojë treshja e frikshme.

"Në këtë moment unë nuk mund të them asgjë. Të tre kanë filluar stërvitje, por ne duhet të kemi durim. Javën e ardhshme do të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka deklaruar francezi.

(Kosova Sot)