Schweinsteiger qëndron te Bayern Munich

  • 29 June 2015 - 18:44
Schweinsteiger qëndron te Bayern Munich

Kapiteni i përfaqësueses gjermane dhe nënkapiteni i Bayern shpreh besnikërinë bavareze ndaj tre herë kampionëve të Bundesligës.

Bastian Schweinsteiger dëshiron të fitojë një tjetër trofe në UEFA Champions League si dhe një titull të katërt radhazi në Gjermani. Kontrata e tij tek Bayern skadon në fundin e sezonit të ardhshëm ndërsa është në krye të listës së dëshirave të Manchester United që drejtohet nga ish trajneri i bavarezëve, Louis van Gaal. Nga ana tjetër Karl-Heinz Rummenigge e ka theksuar disa herë se Bayern nuk do të bëjë asgjë kundër dëshirës së nënkapitenit dhe do ta shesë atë vetëm nëse ai paraqet një kërkesë të tillë.

Kampioni i Botës nuk e fsheh se ndihet mirë në “Sabener Strasse” dhe se ka si objektiv të luajë edhe 3 vite në nivelin e lartë. Këtu ai përfshin edhe evropianin e verës së ardhshme të cilin dëshiron ta fitojë për të përsëritur Spanjën në suksesin e viteve 2010-2012.