Hysaj do të largohet nga Empoli

  • 30 June 2015 - 09:21
Hysaj do të largohet nga Empoli

Tashmë edhe zyrtarët e klubit italian, Empoli kanë nisur ta pranojnë  mundësinë e largimit të Elseid Hysajt, i cili është shumë i kërkuar këtë verë nga e gjithë Evropa. Drejtori sportiv i Empoli-t, Marcello Carli, foli rreth të ardhmes së mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.  "Nëse na vjen një ofertë e mirë dhe serioze, ne do ta pranojmë. Hysaj ka personalitet, forcë dhe unë jam i bindur se para përfundimit të verës ai do të largohet. Ne kemi kërkuar për ta mbajtur atë ashtu si edhe Valdifiori, por nuk është e drejtë për shkak se një ofertë e tillë nuk është vjen çdo ditë", tha Carli për Radio CFC. Të kujtojmë se për Hysaj janë të interesuar ekipe nga e gjithë Evropa, posaçërisht ato nga Italia dhe Gjermania, derisa më të zëshmet janë Napoli e Schalke.

(Kosova Sot)