Ujkani, në “radarin” e Bursaspor-it

  • 30 June 2015 - 09:22
Ujkani, në “radarin” e Bursaspor-it

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, shumë lehtë mund të përfundojë në kampionatin turk. Portieri kosovar, i cili tashmë e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra italiane Palermo, pasi i skadon kontrata, është në kërkim të ekipit të ri. Sipas mediave italiane, respektivisht të së përditshmes “La Gazzetta dello Sport”,  vushtrriasi ka rënë në “radarët” e Bursaspor-it. Gjithashtu, përfaqësuesin kosovar e pëlqejnë edhe klubet italiane, Sampdoria, Salernitana e Cesena, kështu që ditët në vazhdim presin të sjellin biseda të “nxehta”, mes agjentit të lojtarit dhe skuadrave tjera. Ujkani, është anëtari i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës që pas largimit nga Kombëtarja e Shqipërisë, derisa ditëve të fundit është parë në Kosovë ku edhe po i kalon pushimet verore.

(Kosova Sot)