Vdes ish basketbollisti i NBA

  • 30 June 2015 - 10:41
Vdes ish basketbollisti i NBA

Ka vdekur në moshën 34 vjeçare ish basketbollisti i NBA, Jackson Vroman. Ish ylli i Phoenix Suns dhe Orleans Hornets ka humbur jetën në një aksident në komunikacion.

Vroman ishte i njohur edhe me pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror si lojtari më i mirë i Libanit.

Ish lojtari i NBA e kishte "shëtitur" karrierën e tij pasi që përveç NBA kishte luajtur në kampionate të ndryshme në botë si ai spanjoll, kinez, lebanez dhe atë të Puerto Rikos, transmeton indeksonline.

Vroman në vitin 2004 ishte zgjedhur në draftin e NBA nga skuadra e Chicago Bulls.