Higuain: JO Milanit

  • 30 June 2015 - 15:20
Higuain: JO Milanit

Drejtori i ri sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka bërë të ditur se sulmuesi Gonzalo Higuain nuk do të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi argjentinas është përmendur si objektiv i rivalit nga Serie A, Milan.

Por, ai do të mbetet në San Paolo.

“Higuain? Mbetet në Napoli. Një klub italian është interesuar për të, por ai nuk do të largohet nga klubi”, deklaroi Giuntoli për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.