Thiago në Serie A

  • 30 June 2015 - 16:16
Thiago në Serie A

Thiago Silva mund të rikthehet në Serie A, por jo tek ish skuadra e tij, Milan.

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain është një prej kandidatëve për përforcim të ri të Juventusit, në rast të shitjes së mesfushorit Paul Pogba, në verën e vitit të ardhshëm, raportojnë mediat italiane.

Në Torino, Thiago do të ribashkohej me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin ka fituar një Scudetto me Milanin.