Argjentina kualifikohet në finale të Kupës së Amerikës

  • 01 July 2015 - 08:16
Argjentina kualifikohet në finale të Kupës së Amerikës

Kili-Argjentina, kjo është finalja e Kupës së Amerikës. Lionel Messi me shokë kanë shënuar fitore me rezultat 6-1 ndaj Paraguait për të siguruar një biletë për finalen e këtij kompeticioni.

Lionel Messi nuk e ka parë veten në listën e golashënuesve, por ka bërë tre asiste si dhe ka bërë një paraqitje të një niveli të lartë, bashkë me Di Marian që vazhdimisht është kritikuar pas një sezoni të dobët në Angli.

Messi asistoi në golin e parë, që u shënua nga Marcos Rojo në minutën e 15. Dhjetë minuta më vonë, numri 10 i Barcelonës gjeti bukur Pastoren për 2-0. Në fund të pjesës së parë, Paraguai japi shenja se mund të rikthehej, duke shënuar për 2-1 me anë të Barrios, por në pjesën e dytë, yjet argjentinas shënuan edhe katër gola të tjerë. Di Maria shënon dy gola për gjashtë minuta, për të rikthyer qetësinë në skuadër, trasnmeton TCH.

Ai realizon në minutën e 47 dhe 53. I njëjti lojtar asiston për golin e pestë të Argjentinës, që shënohet nga Aguero në të 80-n. Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain shfrytëzon më së miri një top nga Leo Messi për të shënuar për rezultatin përfundimtar 6-1.arge