Musolli kërkohet nga gjermanët e Dusiburgut

  • 01 July 2015 - 08:44
Musolli kërkohet nga gjermanët e Dusiburgut

Ish-futbollisti i Hysit, Besar Musolli, ka një rast të mirë që karrierën ta vazhdojë në futbollin gjerman saktësisht në Bundesliga 2. Futbollisti llapjan që aktualisht është pjesë e skuadrës së Kukësit, po kërkohet nga klubi gjerman, Duisburg. Në klubin e Kukësit tashmë ka arritur oferta zyrtare nga klubi gjerman për mesfushorin dhe pritet që ditët në vazhdim ta sqarojnë situatën e tij. Sipas medieve shqiptare, Musolli u ka rënë në sy gjermanëve gjatë fazës përgatitore që Kukësi e ka zhvilluar në Austri. Musolli ka demonstruar kualitet të lartë, duke shkëlqyer në disa ndeshje miqësore dhe kjo ka bërë që Duisburg të interesohet për situatën e tij që e ka në klubin shqiptar.  Të kujtojmë se Musolli u pati transferuar para tri vitesh nga Hysi në Kukës, bashkë me futbollistin tjetër Yll Hoxha dhe që nga atëherë ai ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm në mesfushën kuksiane.

(Kosova Sot)