Zyrtare: Niang në Milan, deri më 2019

  • 01 July 2015 - 09:36
Zyrtare: Niang në Milan, deri më 2019

Sulmuesi M’Baye Niang ka vazhduar kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2019. 

“Jam me Rossonerët për dy vite tjera”, shkroi 20-vjeçari në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

“Jam shumë i lumtur. Faleminderit Milan për besimin ndaj meje, jam gjithmonë krenar”, ka deklaruar Niang.

(Kosova Sot)