Igli Tare kërkon të transferojë një serb te Lazio

  • 01 July 2015 - 10:33
Igli Tare kërkon të transferojë një serb te Lazio

Drejtori i Lazios, Igli Tare i ka premtuar ekipit romak edhe një futbollist tjetër. Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon të transferojë talentin serb Sergej Milinkovic Savic.

Për talentin serb janë në garë shumë skuadra, por Tare është i bindur se ai do të jetë në fund lojtar i Lazios. Për blerjen e tij Tare ka kërkuar takim me agjentin e futbollistit, ish- sulmuesin e njohur, Mateja Kezman.

"Jemi duke e ndjekur këtë futbollist. Projekti i skuadrës është mjaft i përshtatshëm për të dhe unë besoj se brenda pak ditësh mund të zyrtarizoj marrëveshjen" ka thënë Tare.

Milinkovic Savic është lojtar i skuadrës belge, Genk, ndërsa pak ditë më parë u shpall kampion i botës me përfaqësuesen serbe U20.