Ja kundërshtarët më të vështirë sipas Mourinho-s

  • 01 July 2015 - 16:10
Ja kundërshtarët më të vështirë sipas Mourinho-s

Jose Mourinho ka thënë se Manchester City dhe Southampton ishin kundërshtarët më të vështirë të Chelseas në edicionin e kaluar.

Blues triumfuan më 2014/15 duke përfunduar tetë pikë para Manchester Cityt në pozitën e dytë, duke e shtuar edhe titullin në League Cup.

Dhe, Mourinho zgjodhi dy skuadrat më të vështira me të cilat u takua në edicionin e shkuar.

“Më duhet të jem pragmatik, dhe t’i zgjedh dy, të vetmet skuadra që nuk i kemi mposhtur”, deklaroi ai.

“Ne nuk kemi humbur kundër tyre por as nuk i kemi mposhtur. Manchester City, dy ndeshje dhe dy barazime, dhe Southampton, dy ndeshje dhe dy barazime”, theksoi Mourinho.