Zyrtare: Miranda në Inter

  • 01 July 2015 - 18:48
Zyrtare: Miranda në Inter

Interi ka kompletuar në mënyrë zyrtare transferimin e Mirandas nga skuadra e Atletico Madridit.

Ky është transferimi i dytë i madh i Mancinit te Interi, pasi ditë më parë ai transferoi edhe Geoffrey Kondogbian nga skuadra e Monacos.

Braziliani ka kryer testet mjekësore ditë më parë te Interi, teksa sot ka nënshkruar kontratë zyrtare me Nerazzurrët.