Chelsea me ofertë speciale për Pogban

  • 01 July 2015 - 22:46
Chelsea me ofertë speciale për Pogban

Sipas lajmeve të fundit nga mediat, mësojmë se Chelsea ka bërë një ofertë pothuajse të parefuzueshme për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, pasi ka ofruar 50 milionë euro dhe shërbimet e Oscarit për të.

Chelsea duket se e dëshiron me çdo kusht në skuadër yllin e Juventusit, Paul Pogban.

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle, Sport, mësojmë se Chelsea ka bërë një ofertë të parefuzueshme për francezin.

Skuadra ka ofruar plotë 50 milionë euro plus shërbimet e Oscarit vetëm për të sjellur Pogban në Stamford Bridge.